TIRANË, 23 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 420 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 16 mijë MWh.
“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 420 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.46 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.37 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.12 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së premtes nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6 800 MWh, në Koman 7 284 MWh dhe në Vaun e Dejës 2 400 MWh.






















