Ballina Bota

COVID-19 – EMA nuk e kufizon përdorimin e AstraZeneca sipas grupmoshës

HAGË, 23 prill /ATSH-AFP-ANSA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha sot pas një studimi të ri se përfitimet e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca u rritën me moshën dhe vazhduan të tejkalojnë rreziqet.

“EMA ka rekomanduar vazhdimin e administrimit të dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca midis katër dhe 12 javësh pas administrimit të së parës, në përputhje me informacionin e produktit”, tha rregullatori europian në një deklaratë.

“Bilanci përfitim-rrezik i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv për të rriturit në të gjitha grupmoshat”, shtoi ajo.

Në vlerësimin e saj të ri, EMA ripërsëriti se përfitimet e AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet, duke theksuar se janë “autoritetet kombëtare që duhet të konsiderojnë faktorë të tjerë dhe mënyrën e përdorimit më të mirë të vaksinave”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Politika përtej pandemisë duhet të jetë ndryshe”/ Nevojë psikologjike e shqiptarëve që i luajtëm mendsh me këtë politikë
Artikulli tjetërBushati apel qytetarëve: Votoni politikën që përkujdeset për qytetarët, jo atë të dhunës