SHKUP, 21 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 47 viktima dhe 627 raste të tjera COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 148 618, ndërsa i vdekjeve në 4 556.
Institucionet shëndetësore njoftuan se 765 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit të ri, duke e çuar në 125 593 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 18 469./ /ervo/











