Ballina Flash

Franca eksperimenton aplikacionin për pasaportën e saj COVID-19

PARIS, 20 prill /ATSH-AFP/ – Franca ka filluar të eksperimentojë pasaportën e saj shëndetësore, që mund të paraprijë certifikatën që pritet në fund të qershorit nga Brukseli për të vërtetuar rezultatet e testeve dhe vaksinimit antiCovid dhe që do të lehtësojë udhëtimet brenda BE-së.

Aplikacioni celular TousAntiCovid, i shkarkuar tashmë nga gati 15 milionë persona në Francë, ka filluar përditësimin nga e hëna në mbrëmje, duke përfshirë një “fletore” për të ruajtur provat e një rezultati të vlefshëm të testit COVID-19 (dhe negativ), qoftë antigjenik ose PCR.

Aplikimi gjithashtu do të bëjë të mundur ruajtjen e “një certifikate shërimi nga COVID-19” dhe, nga 29 prilli, certifikatën e vaksinimit.

Franca do ta testojë së pari sistemin e saj në disa fluturime që lidhin metropolin me Korsikën, pastaj në javët e ardhshme për jashtë shtetit.

Në vazhdim, pas marrjes së një dritë jeshile nga Komisioni Europian, që pritet në qershor, ajo do ta përgjithësojë atë edhe tek udhëtarët ndërkufitarë.

Sipas qeverisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin, të dhënat shëndetësore të përdoruesit nuk shkëmbehen në rrjet pasi të jenë certifikuar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBilali: Në katër vite synojmë që Shkodra të jetë kryeqendër ekonomike e veriut
Artikulli tjetërOpozita tha se do bëhej pallat, rindërtohet kopshti 42 në Tiranë/ Veliaj: Mos dëgjoni ata që thonë ‘nuk bëhet’, edhe 40 shkolla në proces ndërtimi