E nevojshme një dozë e tretë përforcuese ndaj COVID-19

NJU JORK, 16 prill /ATSH-DPA/ – CEO i Pfizer, Albert Bourla parashikoi se njerëzit që kanë marrë vaksinën e kompanisë COVID-19 do të “ka të ngjarë” të kenë nevojë për një dozë të tretë përforcuese brenda një viti për të ruajtur mbrojtjen kundër virusit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të vaksinosh sërish grupin e njerëzve që mund të jenë të ndjeshëm ndaj virusit”, tha Bourla për CNBC.

Shefi i kompanisë farmaceutike tha gjithashtu se është e mundur që njerëzit duhet të vaksinohen kundër koronavirusit çdo vit.

Pfizer tha përsëri në shkurt se ishte duke provuar vaksina përforcuese në rast se do të përcaktohej se do të ishin të nevojshme.

Moderna, konkurrente e Pfixer, vaksina e së cilës përdor një të ashtuquajtur platformë mesazhesh RNA të ngjashme me atë të Pfizer, gjithashtu tha se po teston vaksina përforcuese. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.