Ballina Flash

Rruga e Arbrit e kthen Dibrën në jastëkun e gjelbër të Tiranës

TIRANË, 14 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Rruga e Arbrit është një rrugë që e kthen të gjithë Dibrën, në jastëkun e gjelbër të Tiranës.

Kryeministri Edi Ram në takim me të rinjtë në qytetin e Burrelit tha se “Rruga e Arbrit nuk është një rrugët që do ju lidhë më shpejt me Tiranën, nuk është një rrugë për të shkuar më shpejt në Tiranë në një dasmë, nuk është një rrugë për të shkuar në Tiranë për të takuar miq, nuk është një rrugë për të shkuar më shpejt në Tiranë çunat dhe për të dalë për të parë atje, por është një rrugë që të gjithë Dibrën e kthen në jastëkun e gjelbër të Tiranës”.

“Është një rrugë që të gjithë ata që jetojnë në Tiranë dhe të gjithë ata që vijnë në Tiranë dhe do të vijnë gjithmonë e më shumë turistë dhe vizitorë ta marrin edhe dhe të kalojnë këtej qoftë dhe një ditë të vetme. Por sa më shumë të bëjmë ne këtë, bashkarisht, sa më shumë agroturizëm të hapim, sa më shumë bujtina të hapim, sa më shumë produkte, ne ti vëmë në dispozicion nga produktet e zonës, aq më shumë kjo rrugë do jetë rruga e një transformimi”, tha ai.

Rama shtoi se “në një dekadë ju do të habiteni se sa shpejt ndodhi. Ju do të habiteni se çfarë ndodhi, por ama rruga nuk mjafton”.

“Rruga është aty, por mund të mbete aty një rrugë vetëm për të lëvizur në rast se politika në Tiranë nuk ka sytë për ta parë të ardhmen dhe nuk ka gjunjët për të shkuar drejt të ardhmes me vendosmërinë më të madhe”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama apel emigrantëve të investojnë në agroturizëm: 5 mijë euro dhe amnisti fiskale për paratë e tyre
Artikulli tjetërKursi i këmbimit/ Dobësohen dollari dhe paundi britanik, euroja dhe franga fitojnë terren