TIRANË, 14 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 400 m3/s, ndërsa prodhimi është 20,340 mijë MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 400 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.95 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.42 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.17 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7780 MWh, në Koman 8360 MWh dhe në Vaun e Dejës 4200 MWh.
/r.e/












