Ballina Flash

Vasili: Punë e jashtëzakonshme për 3 mandate të LSI-së në Vlorë

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në një intervistë për televizionin “Vlora News” duke folur për objektivat e LSI në qarkun e Vlorës, u shpreh se puna e jashtëzakonshme që po bëhet nga kandidatët dhe njerëzit e LSI në terren, do të përvijojë 3 mandate të padiskutuara në Vlorë.

“Këtu është një skuadër e shkëlqyer që punon, me një grup kandidatësh dhr qindra e qindra njerëz të tjerë që ndodhen në terren nga Konispoli deri në Mifol. Dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe nderim për punën e tyre të palodhur. Madje me disa prej tyre do doja të kisha një komunikim, por janë në pikat më të largëta të qarkut, që po punojnë intensivisht dhe kjo punë e jashtëzakonshme po përvijon atë fitore të madhe, e cila fillon nga 3 mandate të padiskutuara në Vlorë, si një rezultat tërësisht i merituar dhe i pritshëm”, tha Vasili.

Gjithashtu nënkryetari i LSI, komentoi edhe listën e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, përballë asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku u shpreh se, “nuk ekziston fjala humbje”.

“Nuk ka asnjë vlonjat që të mendohet se do votojë këtë listë. Do votojnë djemtë dhe vajzat e LSI te Vlorës, ja ku i keni me emra me mbiemra, njëri më i mirë se tjetri”, tha Vasili.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Franca pezullon fluturimet me Brazilin për shkak të COVID-19
Artikulli tjetërBasha me banorë të ish-Kënetës në Durrës: Garantojmë transparencë në procesin e rindërtimit