Ballina Flash

Microsoft blen Nuance Communications

REDMOND, 12 prill /ATSH-DPA/ – Korporata Microsoft ka rënë dakord të blejë kompaninë e njohjes së fjalës “Nuance Communications Inc.”, duke e vlerësuar kompaninë me 19,7 miliardë dollarë.

Microsoft pret ta mbyllë marrëveshjen deri në fund të këtij viti kalendarik.

Marrëveshja me Nuance është e dyta për nga madhësia e Microsoft deri më tani, pas blerjes së LinkedIn, me një vlerë prej 26,2 miliardë dollarë, në vitin 2016.

Vitin e kaluar, Microsoft kishte konsideruar edhe blerjen e operacioneve amerikane të aplikacionit TikTok, ndërsa muajin e kaluar përfundoi blerjen prej 7,5 miliardë dollarësh të prodhuesit të videolojrave Zenimax./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Mbështetja ndaj PS do të thotë më shumë fuqizim ekonomik, punësim e mbështetje sociale për gratë
Artikulli tjetërBushati takim me të rinjtë: Programi i PD-së, ulje e papunësisë e rritje e cilësisë në arsim