Bushati takim me të rinjtë: Programi i PD-së, ulje e papunësisë e rritje e cilësisë në arsim

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi sot një takim me të rinj dhe votues për herë të parë, të cilët sollën shqetësimin e tyre se shpresa dhe dëshira për të qëndruar në Shqipëri është zbehur.

Të rinjtë e pranishëm në takim u shprehën se “kushtet ekonomike janë të vështira, nuk ka cilësi në arsim dhe ka mungesë totale të vëmendjes për punësimin e tyre duke ia u zbehur perspektivën për të jetuar në Shqipëri”.

Helidon Bushati, i njohu ata me programin e Partisë Demokatike, për uljen e papunësisë, rritjen e cilësisë në arsim, inovacionin, për pagesën e praktikave si dhe për bursë falas për ato familje që të ardhurat i kanë nën 640 mijë lekë dhe 50 për qind bursë për familjet mbi 640 mijë lekë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.