EDIMBURG, 10 prill /ATSH-AA/ – Klubi skocez i futbollit ”Rangers” ka njoftuar bojkot shtatë ditor të të gjitha rrjeteve sociale në luftën kundër abuzimit në këto rrjete.
“Rangers’ do të fillojnë bojkotin për shtatë ditët e ardhshme”, tha klubi i famshëm.
Ata theksojnë se janë të shqetësuar për fyerjet raciste në rrjetet sociale.
“Veçanërisht jemi të shqetësuar për fyerjet e përditshme raciste që lojtarët tanë duhet të durojnë dhe ne besojmë se derisa mediat sociale mund të jenë një platformë shumë pozitive dhe e shëndetshme për komunikim, ekziston pa dyshim një shqetësim se niveli i urrejtjes tani po del jashtë kontrollit”, theksohet nga klubi.
Ish-futbollisti francez, Thierry Henry, në mars deklaroi se do të braktisë rrjetet sociale për shkak të masave të pakënaqshme të ndërmarra në luftën kundër racizmit. /os/











