VARSHAVË – Greva e dështuar e kontrollorëve polakë të ajrit

VARSHAVË, 8 prill /ATSH/ – Aviacioni civil polak u godit ndjeshëm nga pandemia Covid-19, sipas agjencisë polake të lajmeve, agencja-informacyjna.com.

Në Poloni, trafiku ajror u ul me gati 60%.

Rrjedhimisht edhe puna e Agjencisë Polonike të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, që  punëson dhe trajnon kontrollorë civilë të trafikut ajror, është ulur ndjeshëm.

Në përgjigje të kësaj situate, institucioni prezantoi një sistem pune të quajtur ”Operacione të një personi të vetëm”, por që u kundështua ashpër nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është i vetmi institucion në Poloni që punëson dhe trajnon kontrollorë civilë të trafikut ajror.

Sipas të dhënave për vitin 2019, 600 kontrollues të trafikut ajror punojnë në radhët e Agjencisë Polonike të Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Institucioni jeton vetëm nga të ashtuquajturat tarifa të fluturimit, të paguara nga transportuesit ajrorë.

Kontrolloret paralajmëruan protestë sepse sipas tyre sistemi i ri rriste probabilitetin e një gabimi nga inspektori i vetëm dhe e bënte të vështirë për të, që të zbulonte dhe korrigjonte shpejt gabimin, gjë që mund të çonte në një aksident.

Por, ky sistem përdoret edhe në Gjermani dhe Hungari edhe pse numri i fluturimeve është shumë më i madh se në Poloni dhe situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigacionit Ajror propozoi të lidhte marrëveshje për të ulur kostot e personelit, në përputhje me legjislacionin në këtë fushë. Por, kontrollorët të përfaqësuar nga sindikata nuk ranë dakord.

Momenti i luftës për pagat nga kontrollorët në këtë periudhë u zgjodh gabimisht. Nuk ishte e drejtë që të mbyllej trafiku ajror në Poloni me një grevë të pa motivuar në kushtet e një niveli kaq të ulët fluturimesh.

Mediat polake përmendin gjithashtu se në SHBA në një situatë të ngjashme, të gjithë punonjësit u pushuan nga puna dhe kontrolli i trafikut ajror i’u besua kontrolluesve ushtarakë.

Vlerësohet se pagat në kontrollorët e trafikut ajror në Poloni janë më të lartat në Europë./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.