Ballina Bota

TURQI – Serdar Karagoz drejtori i ri i AA

ANKARA, 8 prill /ATSH-AA/ – Serdar Karagoz mori detyrën si drejtori i ri i agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Ish-drejtori i agjencisë, Senol Kazançi tha në fjalimin me rastin e dorëzimit të detyrës se gjashtë vite në krye të AA-së kishin qenë vite të një pune intensive për suksesin e saj.

“Anadolu Agency është një ndër institucionet më të rëndësishme të Turqisë. Misioni i përçimit të zërit të vendit tonë… na ngarkon me një përgjegjësi të madhe. Suksesi i AA-së në arenën ndërkombëtare të medias na jep përgjegjësi edhe më të madhe pas kësaj”, u shpreh Karagoz./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç
Artikulli tjetërElbasan/ Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen 4 shtetas