Ballina Flash

”Tesla” bllokon prodhimin e makinave elektrike në Gjermani

BERLIN, 8 prill /ATSH-DPA/ – ”Tesla” ka bllokuar procesin e gjatë të miratimit për fabrikën që prodhuesi i makinave elektrike amerikane po ndërton jashtë kryeqytetit gjerman, Berlin.

Në një njoftim të lëshuar dje ”Tesla” tha se ”fabrika do të ndihmonte në luftimin e ngrohjes globale duke përhapur lëvizshmërinë elektrike”.

”Por, korniza e gjatë e miratimit gjerman ishte në kontrast të drejtpërdrejtë me urgjencën për të planifikuar dhe zbatuar projekte të tilla që janë të nevojshme për të luftuar ndryshimin e klimës”, tha prodhuesi.

Ishte “veçanërisht irrituese” për ”Tesla”-n që 16 muaj pas dorëzimit të aplikimit, ende nuk kishte ndonjë datë për lëshimin e miratimit përfundimtar.

“Problemi më i dukshëm”, argumentoi ”Tesla”, ”është se në procedurat dhe ligjet aktuale, projektet që luftojnë ndryshimin e klimës dhe ato që e përshpejtojnë atë trajtohen në mënyrë të barabartë”.

Tesla po ndërton një gigafabrikë në Gruenheide, në periferi të Berlinit.

Ndërtimi deri më tani ka vazhduar falë lejeve të përkohshme, pasi një vendim përfundimtar nga landi i Brandenburgut është ende në pritje për shkak të ankesave nga grupet mjedisore dhe banorët lokalë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBllokimi i aeroportit/Ndreca: Policia e prokuroria duhet të veprojnë energjikisht për t’i bërë shembull këta agresorë të interesave publikë
Artikulli tjetërDy ”çelësat” molekularë që i fikin motorin kancerit të gjirit