TEL AVIV – Izraeli kujton viktimat e Holokaustit

TEL AVIV, 8 prill /ATSH-DPA/ – Izraeli u ndal sot për të përkujtuar vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve nga nazistët dhe për të kujtuar edhe ata që i mbijetuan Holokaustit.

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, sirenat ranë në të gjithë vendin për dy minuta, ndërsa këmbësorët dhe shoferët me makinat e tyre ndaluan ecjen në rrugë dhe autostrada.

Sipas shifrave zyrtare, 174 500 të mbijetuar të Holokaustit janë ende gjallë në Izrael.

83% e tyre janë mbi 80 vjeç dhe 18% janë mbi 90 vjeç.

Më shumë se 900 të mbijetuar të Holokaustit në Izrael janë mbi 100 vjeç.

Presidenti Reuven Rivlin në një ceremoni në memorialin e Holokaustit ”Yad Vashem” theksoi se ”mbi 900 të mbijetuar në Izrael kanë vdekur “si rezultat i drejtpërdrejtë” i pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se shumë prej tyre i kaluan ditët e tyre të fundit “të mërzitur dhe të izoluar, pas maskave mbrojtëse dhe dorezave, të etur për kontakt, por të ndarë nga të dashurit e tyre”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.