Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 8 prill 2021

TIRANE, 8 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa relativisht të paqëndrueshme.

Në orët e para të mëngjesit në pjesën jugore duke sjellë mot me vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu dhe në juglindje dëbore.

Më pas do të kemi përmirësim të motit, pasi vendosen vlera të larta të presionit atmosferik me origjinë veriperëndimore. Moti i kthjellët me vranësira të pakta.

Era do të fryjë me drejtim nga Verilindja – Veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15 m/sek, duke u shoqëruar  me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/15 re diell
Kukës -1/3 re diell
Lezhë 7/14 re diell
Dibër -2/8 re  diell
Durrës 6/16 re diell
Tiranë 6/16 re diell
Elbasan 6/14 re  diell
Berat 5/17 re diell
Vlorë 6/17 re diell
Korçë 1/8 bore  diell
Gjirokastër 5/16 shi diell
Sarandë 6/19 re  diell

 

/e.m/

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/4/2021
Artikulli tjetërCOVID-19 – Bavaria siguron 2,5 milionë doza Sputnik V