WhatsApp prezanton ngjitëset kushtuar vaksinave

ROMË, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Një moment historik i arritur, më në fund të përqafuar më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë, një mburojë që mbron, këto janë disa nga imazhet e “Vaksina për të Gjithë”, një paketë e re ngjitësesh për IOS dhe Android që Whatsapp ka krijuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Këto afishe janë krijuar me qëllim që të ndihmojnë përdoruesit të komunikojnë në një mënyrë krijuese dhe argëtuese, si edhe të shprehin gëzim, lehtësim dhe shpresë në lidhje me mundësitë e ofruara nga vaksinat antiCOVID-19, me privatësi”, shpjegoi Whatsapp në blogun e tij.

“Kjo është gjithashtu një mundësi e mëtejshme për të treguar mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë, të cilët kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar jetë në këtë periudhë të gjatë dhe të vështirë”.

Që nga fillimi i pandemisë, Whatsapp thekson se ka filluar bashkëpunime me më shumë se 150 shtete, organizata kombëtare dhe lokale, si edhe organizata të tilla, si OBSH dhe Unicef, për të ndërtuar kanale ndihme që synojnë sigurimin e informacionit dhe burimeve të sakta rreth COVID-19 për më shumë se dy miliardë persona.

Vitin e kaluar, rreth kësaj periudhe kohore, WhatsApp lëshoi një paketë ngjitësesh të ngjashme në bashkëpunim me OBSH, të quajtur “Së bashku në shtëpi”, që përfshinte referenca për bllokimin dhe distancimin fizik, punën inteligjente dhe ushtrimet aerobike brenda./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.