MOSKË, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Gjykata e Moskës gjobiti 2,6 milionë rubla (rreth 28 000 euro) TikTok pasi e akuzoi rrjetin social për mosanulimin e ftesave të pretenduara për të mitur për të marrë pjesë në protestat kundër ndalimit të disidentit të njohur Alexei Navalny, në fund të janarit.
Vendimi vjen në një kohë kur Moska po rrit presionin mbi rrjetet e huaja sociale.
Disa ditë më parë, po kjo gjykatë vendosi tre gjoba ndaj Twitter, me gjithsej 8,9 milionë rubla (rreth 100 000 euro) pasi akuzoi këtë rrjet social se kishte dështuar për të hequr përmbajtjet që autoritetet ruse besojnë të jenë “të ndaluara” dhe u bën thirrje “të miturve për të marrë pjesë në demonstrata të paautorizuara”.
Në muajin mars, autoritetet ruse gjithashtu urdhëruan Twitter të ngadalësohej duke e akuzuar atë për dështimin për të hequr 3 168 postime, që sipas Moskës, përmbanin nxitje për të kryer vetëvrasje mes të miturve, pornografi infantile dhe informacion mbi përdorimin e drogës. /os/













