Ballina Bota

SHBA – Moderna efektive edhe pas gjashtë muajsh

UASHINGTON, 7 prill /ATSH-DPA/ – Studimi i ri i botuar në ”New England Journal of Medicine” tregon se vaksina antiCovid-19 me dy doza e Moderna-s vazhdon të prodhojë antitrupa edhe pas gjashtë muajsh.

Studimet vazhdojnë të hulumtojnë se për sa kohë zbulohen antitrupat tek njerëzit që kanë marrë vaksinën.

Nivelet e larta të antitrupave u zbuluan në të gjitha grupmoshat që morën pjesë në provën klinike, me të rinjtë që kishin nivele të larta krahasuar me të moshuarit.

Studiuesit synojnë të vazhdojnë monitorimin e personave në proces për të përcaktuar se kur humbasin antitrupat dhe për të parë se sa mbrojtje shtesë mund të zbatohet me një vaksinë përforcuese.

Vaksina e Pfizer u gjet se ishte afërisht 92% efektive pas gjashtë muajsh në një studim të veçantë.

Asnjë numër i saktë nuk është dhënë për vaksinën Moderna.

Të dy vaksinat janë treguar shumë efektive kundër sëmundjeve të rënda./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Këtë mandat merr fund mësimi me dy turne”, Veliaj: Vijojmë punën me konviktet dhe projektet e reja për kryeqytetin
Artikulli tjetër“Kandidoj me PS sepse është në anën e duhur të historisë”/ Kjara Adhami, vajza përmetare që beson te ndryshimi