Ballina Flash

Linjë e re hekurudhore Pragë-Berlin-Bruksel

BRUKSEL, 7 prill /ATSH-DPA/ – Një lidhje e re hekurudhore do të lidhë kryeqytetin çek me Dresdenin, Berlinin, Amsterdamin dhe Brukselin duke filluar nga viti 2022, njoftoi të martën kompania çeke e transportit ”Regiojet”.

Trenat do të nisen nga Praga në mbrëmje dhe do të mbërrijnë në kryeqytetin belg herët në mëngjes.

Në drejtim të kundërt, trenat do të nisen nga Brukseli në mbrëmje herët.

”Shërbimi synon të tërheqë jo vetëm turistë, por edhe udhëtarë biznesi dhe njerëz që punojnë në institucionet e BE”, deklaroi kompania.

Trenat do të kenë gjithashtu edhe krevate dhe qasje falas në internet.

”Regiojet” tashmë operon një lidhje treni natën midis Pragës dhe qytetit lindor sllovak të Kosices.

Gjatë vitit, do të shtohet një lidhje midis Pragës dhe qytetit ukrainas të Lvivit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, ​14 humbje jete dhe 685 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërBasha me të rinjtë në Belsh: Qeveria, asnjë zgjidhje për universitetet gjatë pandemisë