Ballina Flash

”Sinovac” siguron imunitet te 97,92% e të vaksinuarve

ANKARA, 5 prill /ATSH/ – Studiuesit e Universitetit mjekësor turk të Manisas ”Celal Bayar” (MCB) hetuan krijimin e antitrupave nga vaksina kineze, Sinovac dhe pas hulumtimeve zbuluan se pas dozave të para dhe të dyta të vaksinës, kjo vaksinë siguronte 97,92% imunitet dhe se gratë kishin një përgjigje më imune të vaksinës, dukshëm më të lartë krahasuar me burrat, sipas gazetës turke, cumhuriyet.com.tr.

Hulumtimi u krye nga stafi akademik i Fakultetit Mjekësor MCBU, Departamenti i Sëmundjeve Infektive, Shëndetit Publik dhe Mikrobiologjisë Mjekësore.

Të paktën 1 053 persona morën pjesë në “Përgjigjen imune të vaksinës së Sinovac (Coronavac) – Universiteti i Manisa ”Celal Bayar”, Fakulteti i Kërkimit të Mjekësisë” të kryer me punonjës vullnetarë të kujdesit shëndetësor në spitalin MCBU.

Mostrat u morën nga të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor të paktën 28 ​​ditë nga 939 vullnetarë dhe të paktën 28 ​​ditë nga 771 vullnetarë pas vaksinimit të dytë.

Shkalla e imunitetit ishte 25,3% pas 28 ditëve të dozës së parë dhe 97,92% pas 28 ditëve të vaksinës së dytë.

Kur shikohej imuniteti sipas gjinisë, u vërejt se edhe pse një përqindje e mjaftueshme e imunitetit ishte siguruar në të dy gjinitë, një përgjigje imune e vaksinës dukshëm më e lartë u duk tek gratë krahasuar me burrat.

”Kjo tregon se efikasiteti i imunitetit të vaksinës joaktive Covid-19, Sinovac-Coronavac, i cili aplikohet kryesisht në vendin tonë (Turqi – shën. i përkth.), është i lartë dhe i mjaftueshëm. Sidoqoftë, përshtatshmëria e niveleve të antitrupave nuk garanton që personi është plotësisht i mbrojtur nga kjo sëmundje. Masat e mbrojtjes personale duhet të vazhdojnë pa kompromis”, thuhet në deklaratën përfundimtare të këtij universiteti./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Drejtësia e fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë e grave
Artikulli tjetërRindërtimi/ Veliaj dhe Ahmetaj inspektojnë punimet në Lagjen e re “5 Maji”: Do jetë një qendër e dytë e Tiranës; rritet vlera e pronës