Ballina Flash

Parashikimi i motit, 4 prill 2021

TIRANË, 4 prill/ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e diel do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore në zonën e veriut në lartësitë mbi 400metër reshje të dendura dëbore. Pas orëve të pasdites kemi oakësi gradual të vranësirave deri në kthjellime dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim mesatare e përkohësisht e fortë dhe intensive përgjatë bregdetit zonat e ulta dhe zonat luginore. Valëzimi në dete, do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:       

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/10 Re shi
Kukës 3/8 Re shi/borë
Lezhë 8/11 Re shi
Dibër 2/7 Re shi/borë
Durrës 10/15 Re shi
Tiranë 13/16 Re shi
Elbasan 10/16 Re shi
Berat 7/15 Re shi
Vlorë 13/16 Re shi
Korcë 6/12 Re shi
Gjirokastër 6/17 Re shi
Sarandë 8/18 Re shi

 

   

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/4/2021
Artikulli tjetërFOKUS – Pashkët sërish nën kufizime antiCOVID-19