Ballina Flash

Mësuese e përkushtuar/ Kushi surprizon për datëlindje zysh Anjeza Metallën në Elbasan

 

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur sot një mënyrë të veçantë për të uruar për datëlindje një mësuese të përkushtuar në profesionin e saj.

Bëhet fjalë për Anjeza Metallën, mësuese e Gjuhës Shqipe-Letërsisë në gjimnazin “Mahir Domi” Elbasan, për të cilën ministrja Kushi ka zgjedhur ta surprizojë duke i shkuar për urim në klasën e saj gjatë procesit mësimor.

“Një surprizë për ditëlindje për zysh Anjezën në gjimnazin “Mahir Domi” në Elbasan! Një mësuese model dhe shumë e përkushtuar në mësimdhënie! Edhe 100 zysha dhe mirënjohje për punën e palodhur!” – shprehet Kushi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj: PS ka punuar në Kavajë me kantiere 24 orë në ditë, duhet të vazhdojmë ndryshimin
Artikulli tjetërMiratohet indeksimi i pensioneve për mbi 700 mijë përfitues