Ballina Ekonomi

Hapja e tuneleve tek “Shqiponja”, ARRSH publikohet skema se si do të devijohet trafiku

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur detaje se si do të devijohet trafiku tek sheshi ‘Shqiponja’ në Tiranë pas hapjes së dy tuneleve që do të jenë pjesë në nënkalimit.

Sipas njoftimit nga ARRSH, disa nga segmentet që devijonin rrugën në zonë do të shmangen, pasi tashmë ka një hartë të re lëvizjeje.

“Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eliminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”.  Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”, sqaron ARRSH.

ARRSH thekson se në sajë të ecurisë së punës, do bëjë të ditur për menaxhimin e trafikut në afërsi të sheshit “Shqiponja”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Basha, asnjë fjalë për vaksinat dhe pandeminë”/ Rama: Me ta, vaksinimi dhe rindërtimi nuk vazhdojnë siç ndodh me ne
Artikulli tjetër“President s’e bëra unë, s’i kisha votat”/ Rama: Ilir Meta, kërcënimi real i Reformës në Drejtësi