Ballina Bota

SPANJË – Sanchez riorganizon qeverinë

MADRID, 31 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez vendosi riorganizimin e qeverisë së tij, pas largimit të njoftuar të njërit prej katër deputetëve të tij, Pablo Iglesias, kreut të partisë radikale të majtë Podemos.

Me zëvendësimin e Iglesias nga Ministrja e Punës, Yolanda Díaz, gjithashtu anëtare e Podemos, katër postet e nënkryetarëve të qeverisë tani janë të gjitha të zëna nga gratë.

“Spanja bëhet vendi i gjashtë në botë me përqindjen më të lartë të grave në qeveri dhe i katërti në Bashkimin Europian”, tha Sanchez.

Për sa i përket ekuilibrit të pushtetit midis Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë (PSOE) dhe aleates së saj, Sanchez tha se “riorganizimi mban të paprekur marrëveshjen e tyre brenda qeverisë”, duke caktuar një nga katër nënkryetarët nga partia Podemos.

Qeveria e formuar nga PSEO dhe Podemos është qeveria e parë e pakicës në Spanjë që nga vdekja e diktatorit Franco (në pushtet nga 1936 në 1975) dhe kthimi i demokracisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIAD – Arabia Saudite i dhuron Jemenit 422 milionë dollarë nënprodukte nafte
Artikulli tjetërVaksinimi masiv antikovid/ Do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar më shpejt e më mirë se shumë të tjerë