LONDËR, 29 mars /ATSH-AA/ – Ish-ylli francez i futbollit Thierry Henry deklaroi se do të çaktivizojë platformat e tij të medieve sociale për shkak të masave të pamjaftueshme kundër racizmit dhe ngacmimit kibernetik.
“Përshëndetje, njerëz. Nga nesër në mëngjes, unë do të largohem nga mediet sociale derisa njerëzit që kanë fuqi të rregullojnë platformat e tyre me të njëjtën forcë dhe ashpërsi që bëjnë aktualisht kur shkelen të drejtat e autorit”, shkroi ish-sulmuesi i Arsenalit dje në Twitter.
“Prania e madhe e racizmit, ngacmimit dhe torturave mendore nuk mund të injorohet. Duhet të ketë njëfarë përgjegjësie”, shtoi ai.
Henry deklaroi se është e lehtë të krijosh një llogari në rrjetet sociale për të “ngacmuar dhe shqetësuar” njerëzit.
“Derisa kjo të ndryshojë, unë do të çaktivizoj llogaritë e mia në të gjitha platformat sociale”, theksoi ai. /os/












