Ballina Flash

Nëntë rimorkiatorë gjigantë tërheqin anijen e bllokuar në Kanalin e Suezit

SUEZ, 27 mars /ATSH-DPA/ – Përpjekjet për të tërhequr një anijen super të madhe të kontejnerëve që bllokoi Kanalin e Suezit, një nga rrugët më të përdorura në botë po vazhdojnë intensivisht.

”Operacioni i tërheqjes filloi pasi pastrimi përreth harkut të anijes me flamurin panamez ‘Ever Given’ përfundoi”, theksoi autoriteti shtetëror i Kanalit Suez Canal (SCA) i Egjiptit.

”Nëntë rimporkiatorë gjigantë janë përfshirë në tërheqjen e anijes”, shtoi ai.

“Suksesi i manovrave tërheqëse kërkon disa faktorë, kryesisht drejtimin e erës, baticës dhe zbaticës duke e bërë atë një operacion teknik të komplikuar”, shtohet në deklaratë.

Anija me gjatësi 400 metra u përplas në kanal të martën, kur ekuipazhi humbi shikimin për shkak të një stuhie rëre.

Sipas revistës tregtare ”Lloyd’s List”, aksidenti po pengon që më shumë se 200 anije të tjera mallrash të kalojnë në rrugën kryesore detare.

”Në kanal kalojnë 9,6 miliardë dollarë në ditë mallra të cilat zë në rreth 12 % të tregtisë së përgjithshme globale”, sipas të dhënave.

Rruga ujore lidh detin Mesdhe me Detin e Kuq duke siguruar rrugën më të shkurtër të transportit mes Azisë dhe Europës.

”Të paktën 18 000 anije kalojnë kanalin çdo vit”, sipas zyrtarëve egjiptianë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi i edukatoreve në Shijak/Rama-Manastirliu: Nesër nis vaksinimi masiv, do të na e lehtësojë shumë sezonin turistik
Artikulli tjetërOra verore, akrepat një orë përpara më 28 mars