Ballina Flash

”Tesla” shkel vazhdimisht ligjet e punës

KALIFORNI, 26 mars /ATSH-DPA/ – Kompania ”Tesla” e miliarderit Elon Musk ka shkelur vazhdimisht ligjet e punës, duke përfshirë edhe një tuit antisindikale nga shefi i kompanisë Elon Musk, sipas një autoriteti amerikan.

Bordi Kombëtar i Marrëdhënieve të Punës (NLRB) theksoi në një vendim të botuar se ”pushimi nga puna i një punonjësi që kishte bërë fushatë për të formuar një sindikatë ishte i paligjshëm”.

”Tesla’ duhet të kompensojë njeriun për çdo humbje të të ardhurave dhe ta ripunësojë atë”, vendosi NLRB.

”Musk duhet të anulojë një tuit të vitit 2018. Musk kërcënoi në mënyrë të paligjshme punonjësit me humbjen e opsioneve të tyre të aksioneve nëse bashkohen në sindikata”, shtoi NLRB.

Ndërkohë nuk ka pasur reagime nga prodhuesi i makinave elektrike ”Tesla” dhe kompania ka mohuar të ketë pasur sjellje të keqe. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik/ Do vlerësohet ideja e vaksinimit të stafeve të hoteleve
Artikulli tjetërNuk janë problem numrat e turistëve, nevojitet rritja e kualitetit të ofertës turistike