Ballina Flash

Pukë, vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Në qendrat e vaksinimit në varësi të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë vijon normalisht vaksinimi antikovid për të moshuarit mbi 80 vjeç.
Bashkia e Pukës bën të ditur se “nga raportimet e marra nga mjekët e familjes, deri tani nuk ka të dhëna për efekte anësore apo problematika të tjera shëndetësore nga vaksina”.
Në Pukë procesi po ecën shumë mirë, janë planifikuar vaksinimet nga mjeku i familjes, janë përgatitur listat dhe janë marrë masat për mbarëvajtjen e procesit./k.s/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjistrimi i markës/ Denaj: Mbështetje për biznesin për të mbrojtur konkurrencën
Artikulli tjetërPD hap sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale/ Basha poston spotin e parë