Ballina Flash

Çelja e fushatës elektorale/ Koka: Mandati i tretë, vendimtar për të ardhmen e vendit

TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/ Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Durrësit Lefter Koka ka uruar sot kandidatët në ditën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale të 25 prillit, për zgjedhjet parlamentare.

Koka shprehet se në çeljen zyrtare të fushatës uron gjithë kandidatët për deputetë, ekipet dhe mbështetësit e tyre, duke apeluar për fushatë të mbarë dhe sa më qytetare.

“Ky mandat i tretë është shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e vendit. Kërrkush në asnjë formë, nuk do mund të zbehë shkëlqimin e punës, kontributit dhe mbështetjes së qindra-mijëra qytetarëve për fitoren e padiskutueshme të Partisë Socialiste”, shprehet ai. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi, takim me Parlamentin e Nxënësve: Diskutim energjik rreth ecurisë së mësimit online
Artikulli tjetërVetingu/ KPK shkarkon gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti