Ballina Ekonomi

Denaj: 91 % e bizneseve zero tatimfitim

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Qeveria ka thelluar politikat mbështetëse ndaj biznesit me impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e të ardhurave për sipërmarrjet, përmes lehtësimit të barrës fiskale.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehet se “91 % e bizneseve paguajnë zero tatimfitim” .

Mbi 91 % e biznesit në të gjithë vendin, nga janari i këtij viti, nuk paguajnë më tatimin mbi fitimin, çka i jep mundësi atyre të riinvestojë këto të ardhura shtesë në zhvillimin e sipërmarrjes së atyre apo të shtojnë krahun e punës. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubjektet politike duhet të zbatojnë parimet e mbrojtjes së të dhënave personale
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borell: BE synon krijimin e një rrjeti për parandalimin e sulmeve kibernetike