Ballina Flash

Parashikimi i motit, 23 mars 2021

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa në zonat malore mot me vranësira të dendura.

Në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore përgjatë gjithë ditës. Do ketë mjegull nga reshjet e dëborës në relievet malore ndërsa në zonat e tjera në orët e mëngjesit mjegullinë.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veri mesatare me shpejtësi 3-10 m/s dhe përgjatë bregdetit, zonave të ulëta dhe zonat luginore erë e fortë dhe intensive me shpejtësi deri në 22-25 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:            

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/12 Re diell
Kukës -1/3 Re borë
Lezhë 3/10 Re diell
Dibër -4/2 Re borë
Durrës 5/12 Re diell
Tiranë 5/12 Re diell
Elbasan 2/10 Re diell
Berat 3/12 Re diell
Vlorë 3/12 Re diell
Korcë -4/2 Re borë
Gjirokastër 2/11 Re diell
Sarandë 3/12 Re diell

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHistoria e emigrantit të kthyer në Përmet, investoi në një nga godinat e vjetra duke e shndërruar në një pikë turistike
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/3/2021