Parashikimi i motit, 21 mars 2021

TIRANË, 21 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diele moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin i shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash, në pjesën jugore.

Ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në formë rrebesheshi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Parashikohen reshje bore që në orët e mëngjesit në zonat malore me intensitet mesatar, më pas në pasdite në verilindje bore e dendur.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 3-12 m/s ,erë e vrullshme dhe intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta pranë tyre, në zonat luginore me shpejtësi deri në 22-25m/s.

Parashikohet stuhi ere. Valëzimi në detedo të jetë i forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/10 Re shi
Kukës 2/5 Re shi/borë
Lezhë 7/11 Re shi
Dibër 1/5 Re shi/borë
Durrës 7/12 Re shi
Tiranë 8/13 Re shi
Elbasan 6/13 Re shi
Berat 4/13 Re shi
Vlorë 9/12 Re shi
Korçë 2/6 Re shi/borë
Gjirokastër 5/11 Re shi
Sarandë 8/12 Re shi

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.