Ballina Flash

Macron pret nesër Ramën/ Takimi me ftesë të presidentit të Francës

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit për t’u takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas faqes zyrtare të presidencës franceze takimi dypalësh do të realizohet në orën 13:20.

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron.

Top Channel bën të ditur se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.

Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 majit të vitit 2018.

Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre.

Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Në Sarandë do bëj gjithçka për të mbështetur gruan sipërmarrëse me skema nxitjesh
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 22 mars 2021