Ballina Bota

GJERMANI – Samit i landeve pas miratimit të EMA-s për përdorimin e AstraZeneca-s

BERLIN, 19 mars /ATSH-DPA/ – Një samit për vaksinimin antikoronavirus midis landeve dhe qeverisë federale të Gjermanisë do të mbahet sot, pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) vlerësoi se vaksina e AstraZeneca është e sigurt.

Bisedimet do të përqendrohen në fushatën e vaksinimit në Gjermani, e cila është kritikuar gjerësisht për ritmin e ngadaltë të saj dhe përfshirjen e mjekëve të përgjithshëm në përpjekjen për inokulim.

Vaksina AstraZeneca është e rëndësishme në lidhje me përfshirjen e mjekëve të kujdesit parësor në përpjekjen e vaksinimit, sepse ajo nuk ka nevojë të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ulëta si homologet e saj nga ndërmarrjet e tjera farmaceutike.

Ekspertët thonë se Gjermania ka hyrë në valën e saj të tretë të infeksioneve, veçanërisht me rastet e variantit më ngjitës të koronavirusit britanik.

Numri i infeksioneve të reja për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve u rrit në 90 , pasi rezultonte në 86,2 një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjeve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- Vaksinohen 6120 mësues/ Manastirliu: Po vijon në gjithë vendin pa asnjë problem, së afërmi lajme të mira për intensifikim të vaksinimit
Artikulli tjetërFAA shqyrton problemet e ”Boeing” 787