Ballina Flash

COVID-19 – ”Urdhri i Meritës” për themeluesit e BioNTech

BERLIN, 19 mars /ATSH-DPA/ – Themeluesit e kompanisë farmaceutike gjermane BioNTech, e cila zhvilloi një nga vaksinat e para kundër Covid-19, do të marrin ”Urdhrin e Meritës të Republikës Federale të Gjermanisë” deklaruan autoritetet gjermane.

Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin do të marrin ”Urdhrin e Meritës”, një nga nderimet më të larta të dhënë nga shteti gjerman.

Çmimet do t’u dorëzohen atyre nga presidenti Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue, rezidenca presidenciale.

Është çmimi i parë i akorduar nga vetë presidenti gjerman këtë vit.

Së bashku me partneren e saj, gjiganten farmaceutike amerikane Pfizer, BioNTech zhvilloi një vaksinë mRNA kundër Covid-19 që ishte e para që u autorizua në Bashkimin Europian në muajin dhjetor. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMichelle Obama mbështet Meghan Markle: Akuzat e racizmit nuk më befasojnë
Artikulli tjetër7.7 milionë aplikime pa ecejake/ Karçanaj: 10 milionë dokumente me vulë elektronike. Nga 14 në 1207 shërbime online në e-Albania