TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ka vijuar dhe sot normalisht dita e dytë e procesit të vaksinimit në Pukë, ku janë vaksinuar mësues të shkollave periferike.
Bashkia e Pukës bën të ditur se menjëherë pas kryerjes së vaksinimit të mësuesve e paralelisht me ta dhe e të moshuarve, radha do të jetë e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë kryer 3338 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 33,369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. /j.p/r.e/






















