KALIFORNIA, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Kompania Istagram do të përdorë teknologjitë e reja të inteligjencës artificiale për të kuptuar nëse një përdorues është nën 13 vjeç.
Këto janë disa nga funksionet në të cilat punon Instagram për të mbrojtur anëtarët më të rinj të komunitetit, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç është tashmë në shpërndarje nga sot në të gjithë botën.
Kujtojmë se kompania TikTok, pas një kërkese nga Garantuesi i Privatësisë, po kërkon moshën e përdoruesve në regjistrim, pas disa problemeve që u hasën tek të rinjtë.
”Lidhur me kufizimin në shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rinjve dhe të rriturve”, shpjegon kompania, “ajo bazohet si në teknologjinë e një makinerie e aftë të parashikojë moshën e përdoruesve kur regjistrohen në Instagram”./ /os/























