Ballina Flash

”Bosch”: Me IA zero defekte në fabrikat tona

BERLIN, 16 mars /ATSH-ANSA/ – Pesëdhjetë fabrika të kompanisë ”Bosch” në të gjithë botën do të miratojnë sisteme të kontrollit dhe menaxhimit të prodhimit të bazuara në inteligjencën artificiale (IA) deri në vitin 2021, duke i bërë ato më efikase, më produktive dhe më miqësore me mjedisin dhe duke përmirësuar më tej cilësinë e produktit.

Në konferencën virtuale nga ”Bosch Center” për Inteligjencën Artificiale (BCAI), kjo risi do të lejojë një prodhim me ”defekte zero” pasi përdorimi i IA lejon që ato të zbulohen shumë më shpejt.

“Inteligjenca artificiale do t’i bëjë fabrikat më efikase, më produktive dhe më të gjelbra dhe do të përmirësojë më tej produktet. Zgjidhja jonë e re do të lejojë që fabrikat të kursejnë miliona euro për sa i përket kostove”, theksoi Michael Bolle, shef i ”Bosch”.

“Inteligjenca artificiale është një teknologji me rëndësi epokale. Ajo do të revolucionarizojë prodhimin. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, makineritë dhe produktet mësojnë të bëhen inteligjentë dhe të bëjnë parashikime”, shtoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazheli: Shkëmbimi i informacionit dhe bashkëpunimi me autoritetet doganore franceze shumë i rëndësishëm për ADSH
Artikulli tjetërFOKUS – OBSH vazhdon të rekomandojë përdorimin e AstraZeneca