Ballina Bota

KROACI – Moti i keq paralizon vendin

ZAGREB, 15 mars /ATSH/ – Fronti i ftohtë nga veriperëndimi, që mbuloi fillimisht Kroacinë qendrore dhe pastaj Adriatikun verior, Gorski Kotar, Lika dhe Slavonia, ka shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave, me shumë zona në perëndim të vendit ku temperaturat kanë zbritur më shumë se 10 gradë Celcius, sipas “Dalmacija Danas”.

Në Lika dhe Gorski Kotar temperaturat janë rreth zeros dhe shiu është kthyer në rreshje të mëdha dëbore, në Kroacinë qendrore nga 1-5 gradë Celcius, në Adriatikun verior nga 2-7 gradë Celcius.

Sipas raporteve nga anëtarët e “Crometeo”, Fužine tashmë është mbuluar me mbi 20 centimetra dëborë brenda një kohë të shkurtër, e njëjta gjë edhe në zonën e Ogulin.

Bora e madhe, pavarësisht njoftimeve në parashikimin e motit, zuri në befasi shumë shoferë në autostradën Lika-Gorski Kotar, duke shkaktuar aksidente të shumta në trafik në zonën më të gjerë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Ruçi letër Pelosit: Aleanca me SHBA na ka bërë një vend të madh
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kaos në spitalet franceze, parashikohen mbi 100 transferime pacientësh