Ballina Bota

IRLANDA E VERIUT – Stout: AstraZeneca faktor kryesor në luftën kundër Covid-19

BELFAST, 15 mars /ATSH/ – Zyrtarët shëndetësorë në Irlandën e Veriut njoftuan sot vazhdimin e vaksinimit me vaksinën antiCOVID-19 “Oxford/AstraZeneca”, sipas BBC.

“Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin (NIAC) e ka rekomanduar masën”, thanë ata.

Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të BM (MHRA) njoftoi se ishte në dijeni të pezullimit në Irlandë dhe se po shqyrton nga afër raportimet.

“Por, duke pasur parasysh numrin e madh të dozave të administruara dhe frekuencën në të cilën mpiksjet e gjakut mund të ndodhin natyrshëm, provat në dispozicion nuk sugjerojnë se vaksina është shkaku”, tha një zëdhënës i saj.

“Administrimi i vaksinave po bëhet nën drejtimin e ekspertëve të MHRA-së dhe programi i vaksinimit të Irlandës Veriore do të vazhdojë”, deklaroi Departamenti i Shëndetësisë i Irlandës së Veriut.

“Ne kemi besim se vaksina është jashtëzakonisht e sigurt për t’u përdorur dhe është një nga aspektet kryesore të luftës sonë kundër COVID-19”, theksoi nga ana e tij kryetari i komitetit të Shoqatës Mjekësore Britanike të Irlandës së Veriut, mjeku Alan Stout./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kaos në spitalet franceze, parashikohen mbi 100 transferime pacientësh
Artikulli tjetërUllishtari/ AZHBR mbështet 37 investime të reja duke shtuar mbjelljet në 1349 ha tokë