Ballina Bota

SHBA – Stuhitë e dëborës anulojnë mijëra fluturime

DENVER, 14 mars /ATSH-AA/ – Në kryeqytetin e shtetit Kolorado, Denver, në SHBA nuk janë kryer më shumë se 2 000 fluturime për shkak të stuhive intensive të dëborës.

Në aeroportin ndërkombëtar të Denverit për shkak të ndikimit të stuhivë të dëborës dje janë anuluar rreth 750 fluturime, ndërsa sot rreth 1 300 të tilla.

Departamenti i Transportit në Kolorado paralajmëroi për mundësinë e mbylljes së rrugëve për shkak të dëborës.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet që nuk janë të detyrueshme./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Elbasan: Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë
Artikulli tjetërHapat e parë në modë për Meadow, vajza e Paul Walker