Ballina Flash

Ta shndërrosh verën në… dezinfektant?

ROMË, 14 mars /ATSH-DPA/ – Konsumi i verës ka rënë në Itali për shkak të mbylljeve të restoranteve, nën masat për të ndaluar pandeminë, duke bërë që një shoqatë t’i kërkojë  qeverinë për të futur masa emergjente.

”Krahasuar me vitin e kaluar, rreth 150 milionë litra më shumë verë mbetën në bodrumet e verës për shkak të mbylljes së restoranteve, bareve dhe dyqaneve të verës në Itali dhe jashtë”, sipas shoqatës së bujqësisë ”Coldiretti”.

”Në total, rreth 6,9 miliardë litra verë u lanë pa konsumuar deri më 31 janar 2021”, tha shoqata.

Eksportet e verës italiane ranë krahasuar me 2019 me një humbje prej 6,29 miliardë eurosh (7,49 miliardë dollarë).

”Coldiretti” i bëri thirrje qeverisë të fuste masa të shpejta për të ndihmuar, përfshirë ndihmën prej rreth 150 milionë eurosh dhe për të lejuar distilimin emergjent.

Kjo e fundit do të lejojë prodhuesit të prodhojnë 25 000 litra xhel dezinfektimi, shumica e të cilave aktualisht importohen nga jashtë./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 234 të vaksinuar, 3119 testime, 662 të shëruar, 653 raste të reja dhe 15 humbje jetë në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërBM – Hetime për terrorizëm ndaj bashkëshortes së Assadit