Ballina Flash

Bitcoin tejkalon vlerën 60 000 dollarë për herë të parë

PARIS, 13 mars /ATSH-AFP/ – Bitcoin kaloi sot kufirin e 60 000 dollarëve për herë të parë në historinë e tij, shifër e rritur, sipas analistëve, nga plani i stimulimit i SHBA-së.

Sipas faqes së specializuar “CoinMarketCap”, kriptovaluta u rrit në 60 197 dollarë në 12:34 GMT dhe vazhdoi të lëkundet rreth këtij pragu simbolik sot herët pasdite.

Aktualish, bitcoin poi  shtyn vazhdimisht rekordet e tij dhe është trefishuar në vlerë gjatë tre muajve të fundit.

Ndërsa disa janë të kujdesshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregut të bitcoin, të tjerët besojnë se situata është shumë e ndryshme nga 2017, kur çmimet u rritën me një forcë edhe më të madhe, para se të binin në fillim të 2018./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj me komunitetin e Lagjes 13: Meta e Saliu qimen e ndërrojnë, por zakonin s’e harrojnë; janë në dëshpërim
Artikulli tjetërMarrëveshja për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga SHBA në Shqipëri/ Kim: Strategjike, hap rrugën për investime më të mëdha