TIRANË, 10 mars /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar sot kandidatët e Shkodrës duke kryesuar listën me Adela Kryeziun, mbesën e dëshmorit të demokracisë Nazmi Kryeziu.
Në prezantimin e saj, Topalli tha se Adela Kryeziu, mbesa e dëshmorit të demokracisë Nazmi Kryeziu, bashkëthemeluese e Lëvizjes për Ndryshim, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë.
Po ashtu, Nora Deda, pedagoge ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Visar Zhabjaku diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi“ në degën Histori-Gjeografi.
Melisa Braci, mbesa e Martin Camajt ka lindur në Shkodër dhe aktualisht ndjek studimet magjistrale në Universitetin e Torinos për Shkenca Ndërkombëtare.
Orjon Rroji lindi në qytetin e Shkodrës, në një familje të vjetër dhe me vlera të larta kulturore, patriotike dhe intelektuale Shkodrane.
Gjovalin Nik Kastrati, ka lindur ne Bajzë. Rrjedh nga një familje e persekutuar, një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Malësisë së Madhe.
Teuta Mezini – Hoti C F O Diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës Dega Financë Kontabilitet në vitin 1989.
Nest Zefi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike.
Alfred Alia, Lindur në 1987 në Fushë-Arrës, Pukë, Arsim të lartë në Ekonomi dhe Menaxhim ne Universitetin e Bolognas (selinë e Riminit).
Elsa Sherri, ka kryer studimet bachelor dhe master për Infermieri, punon në biznes përfaqësuese e firmave farmaceutike brenda dhe jashtë vendit.
Kandidatët e qarkut Elbasan: Evald Serreqi është një nga bashkëthemeluesit e Lëvizjes për Ndryshim. Evaldi studimet e larta në nivel Master Shkencor i ka kryer pranë Universitetit Politeknik Tiranë, për Inxhinieri Informatike.
Erion Curra studimet e larta në nivelin Bachelor i ka kryer pranë Universitetit “Cesare Alfieri” në Firenze në degën Media dhe Gazetari.
Valentina Halili lindur dhe rritur në fshatin Rrajcë, bashkia Përrenjas. Klevis Sota ka kryer studimet e larta pranë Albanian University, dega Stomatologji në periudhën 2009 2015.
/r.e/























