MEPJ: Masa të reja në Maqedoninë e Veriut, ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 05:00

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se deri më datë 22 mars 2021 në Maqedoninë e Veriut do të ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 05:00.

MEPJ thekson se, “jashtë këtij orari do të lejohet të lëvizin vetëm shtetasit që përdorin aeroportin, duke e justifikuar këtë me biletën e udhëtimit”.

Gjithashtu jashtë këtij orari do të lejohet të lëvizin vetëm, “udhëtarët që shfrytëzojnë transportin ndërkombëtar të udhëtimit, gjithnjë kundrejt biletës. Transportuesit e mallrave, kundrejt urdhër transportit. Kamionët e mallrave apo automjetet tranzit, me kushtin që ta lënë territorin e RMV brenda 3 orësh nga pika kufitare hyrëse deri në atë dalëse”.

MEPJ kujton gjithashtu se, “shtetasit shqiptarë mund të kalojnë në PKK tokësore, pa pasur nevojë për PCR Test dhe pa detyrim izolimi”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.