Ballina Flash

Tani qentë e stërvitur do të nuhasin… COVID-19

PARIS, 9 mars /ATSH-PAP/ – Katër qen të stërvitur do të përdoren për të ndihmuar në zbulimin e infektimeve COVID-19 te njerëzit, njoftoi Administrata Kombëtare e të Ardhurave.

Qentë, të përdorur normalisht nga ekipet speciale të administratës së të ardhurave për të nuhatur mallra kontrabandë dhe të paligjshëm, do t’i nënshtrohen një kursi trajnimi tetëjavor për të mësuar hundët e tyre me erën e COVID-19.

Projekti është një sipërmarrje e përbashkët e drejtuar nga Universiteti Wroclaw i Shkencave të Mjedisit dhe Jetës dhe studiues nga Shkolla Kombëtare Veterinare e Alfortit, Francë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 452 të shëruar dhe 444 raste me COVID-19
Artikulli tjetërITALI – 19 749 raste të reja dhe 376 viktima nga COVID-19