Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 mars 2021

TIRANË, 9 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit, lokalisht reshje me intensitet mesatar (në qarkun Shkodër). Në Alpe  reshje bore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje në lartësinë mbi 700-800 metra  reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek. Deti i forcë 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/15 diell shi
Kukës 2/8 diell shi
Lezhë 6/16 diell shi
Dibër 1/8 diell shi
Durrës 7/17 diell shi
Tiranë 8/17 diell re
Elbasan 6/16 diell re
Berat 2/17 diell re
Vlorë 7/18 diell re
Korçë 0/13 diell re
Gjirokastër 2/16 diell re
Sarandë 8/18 diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 25 prillit/ Këshilli Kombëtar i PD-së miraton listën e kandidatëve për deputetë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/3/2021