Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 5 mars 2021

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do jetë me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/13 diell shi
Kukës 1/11 diell re
Lezhë 3/15 diell re shi
Dibër -1/10 diell re
Durrës 5/16 diell re
Tiranë 4/18 diell re
Elbasan 3/18 diell re
Berat -1/18 diell re
Vlorë 3/17 diell re
Korcë -3/12 diell re
Gjirokastër -2/14 diell re
Sarandë 4/15 diell re

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTopalli: Kur Lulzim Basha deklaronte se nuk do bënte pazar me LSI
Artikulli tjetërBRUKSEL – Italia bllokon eksportin e vaksinave të AstraZeneca drejt Australisë