Ballina Ekonomi

Kostot e ndërtimit të banesave shënojnë rënie

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Kostot e ndërtimit të banesave shënuan një rënie të lehtë prej 0.1 % në tremujorin e katërt të 2020-ës krahasuar me tremujorin e katërt 2019.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë shpenzimet për makineri u rritën me 0.8 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar shpenzime për paga me 2.1 %, shpenzimet materiale me 0.8 % dhe shpenzimet e transportit me 0.7 %.

Ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të 2020-ës kostot e ndërtimit të banesave shënuan rritje me 0.1 %.

“Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, rritje kanë shënuar shpenzimet për makineri me 0.7 %, shpenzimet për materiale me 0.2 % dhe shpenzimet për paga me 0,1 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar shpenzimet e transportit me 0.8 %. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kluge: Vigjilencë përballë rritjes së rasteve të infektimit
Artikulli tjetërZhvillimi i depozitave të gazit në zonën e Dumresë, nënshkruhet memorandumi/ Balluku: Hap i rëndësishëm drejt gazifikimit të vendit